‘Në gjyq me ministren Kushi’, Vokshi: Paraqita prova, mësuesit ndihen të kërcënuar

28 Shtator 2022 | 11:16

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi se ka paraqitur provat që kishte në dispozicion për një padi të bërë ndaj saj nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën para provimeve.

Pas daljes nga seanca gjyqësore, Vokshi u shpreh se denoncimi i një mësueseje nga Elbasani dhe më pas i publikuar nga ajo, është i vërtetë.

Ajo tha se mësuesit janë të survejuar nga patronazhistët dhe kërcënohen me vendin e punës.

“Nuk kishte asgjë në prova; kishte disa shkrime në media të ndryshme, të cilat kishin publikuar statusin që unë kisha publikuar pas denoncimit që ka bërë mësuesja. Edhe unë vura në dispozicion provat që kisha. Unë i kam me numër telefoni, me emër. I paraqita gjykatëses provat, mesazhin që më ka ardhur nga një mësuese e Elbasanit, në datën 7 prill.

Vetëm fjalia e parë e këtij mesazhi nga ana e mësueses që thotë: “Dua të denoncoj një skanda. Mos më nxirrni se më heqin nga puna”. Kjo të bën të kuptosh se cili është statusi i mësuesve, mësuesit sot nuk guxojnë të flasin, janë të survejuar nga patronazhistët dhe kërcënuar me vendin e punës”, theksoi Vokshi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026