Në Guinness me flamurin e Kosovës
Arbnora Fejza-Idrizi është duke tentuar të thyejë edhe një rekord Guinness me punimet e saj me letër, me teknikën origami.
Ajo ka realizuar në Skënderaj, flamurin e Kosovës, të madh mbi 1,200 metra katrorë.
Aktualisht rekordi mbahet nga një shkollë në Mongoli, me një flamur me madhësi prej 1,161 metrash katrorë.
Arbnora Fejza-Idrizi tregoi se zgjodhi të punojë flamurin e Kosovës për t’i bërë një dhuratë vendit me rastin e pavarësisë.
“Kam punuar katër muaj në formimin e pjesëve të letrës nga katër orë në ditë,” – tha ajo.
“Një pjesë e letrës ka pasur 15 teknika arti origami dhe është dashur që secila pjesë të jetë e barabartë në mënyrë që të përputhet njëra me tjetrën,” – shtoi Idrizi.
Në fund shtoi se e gjithë ideja erdhi për të bërë diçka edhe më gjigande e për të thyer një tjetër rekord pas dy të mëparshmëve.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona