Në karrige me rrota e me shenja në fytyrë, pamjet kur terroristët dalin në gjykatë

25 Mars 2024 | 10:48

Kanë dalë përpara gjykatës në Rusi katër personat e akuzuar si autorët e ekzekutimeve gjatë sulmit terrorist në Moskë, ku 137 persona u vranë në një sallë koncertesh.

BBC ka publikuar dhe pamjet kur të ndaluarit paraqiten në gjykatë. 3 prej tyre janë dërguar në sallën e gjyqit të përkulur dhe të rrethuar nga Forcat Speciale, ndërkohë që i katërti është dërguar në një karrige me rrota.

Dalerdzhon Mirzoyev (majtas) dhe Saidakrami Murodali Rachabalizoda

Të gjithë të ndaluarit duket se janë rrahur brutalisht gjatë marrjes në pyetje, ku kanë shenja mavijosjej në fytyrë. Ndërkohë që personi që shoqërohet në karrige me rrota duket se ka marrë goditje elektrike gjatë seancave brutale të marrjes në pyetje.

Të gjithë u akuzuan për kryerjen e një akti terrorist.

Shamsidin Fariduni (majtas) dhe Muhammadsobir Fayzov

Terroristët e Shtetit Islamik, ose ISIS, morrën përsipër sulmin duke pasqyruar dhe video si prova.

Ndërkohë që zyrtarët rusë kanë pretenduar, pa prova për një përfshirje të Ukrainës.

Kievi nga ana tjetër thotë se pretendimi është “absurd”, pasi ata nuk janë të përfshirë.

Për të parë videon klikoni këtu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026

Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona

10 persona u plagosën pasi rrufeja goditi një pemë në një park në Suedi të dielën. Stuhia e fortë u regjistrua në Parkun Tosselilla Sommarland, e cila shkaktoi...
17:44 | 28/06/2026