Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari turk

17 Dhjetor 2023 | 09:20

Një 48-vjeçar turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Istanbul”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026