Në kërkim në 180 vende, arrestohet në Kolumbi shqiptari i njohur si “El Gordo”

26 Gusht 2023 | 17:55

Mediat spanjolle shkruajnë se shtetasi shqiptar Besnik Nikolli, i njohur ndryshe si Niko ose El Gordo është arrestuar në Kolombi pas një aksioni policor kundër trafikut të kokainës.

Nikolli rezulton prej dy vitesh një person në kërkim nga autoritetet franceze për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës.

Mediat spajolle shkruajnë se El Gordo ishte shpallur në kërkim në më shumë se 180 vende të botës.

Ai ishte një person kyç që kishte lidhje me banda të ndryshme të shqiptarëve në vende si Gjermania, Holanda, Franca dhe gjithashtu edhe nga Shqipëria dhe dyshohet se kishte shkuar në kolumbi për të siguruar kontaktet direkte të trafikut të kokainës për në Evropë.

“Informacionet që posedonte organi hetimor theksuan se i arrestuari me pseudonimin ‘Niko’ kryente trafik drogë në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani. Me sa duket, me praninë e tij në Kolumbi ka kërkuar të vendosë kontakte me rrjetet e trafikut të drogës”, theksojnë mediat spanjolle në lidhje me deklaratën e prokurorisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026