“Në Korçë PD kap 5 mandate”, Salianji: Gjakosja në Vashtëmi, provokim i socialistëve
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se deri tani numërimi ka treguar që në qarkun e Korçës, PD dhe koalicioni opozitar bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë rreth 2000 vota para Partisë Socialiste.
Ai u shpreh se në Korçë do të marrin 6 mandate nga ku 5 të Partisë Demokratike.
“Kutitë e hapura deri tani në qytetin e Korçës janë qendra votimi që tradicionalisht kanë votuar për Partinë Socialiste dhe në zgjedhjet e kaluara ka pasur një avantazh më të madh PS-ja dhe këtë herë kemi ne një rritje ndërkohë që Partia Socialiste ka një rënie të numrit të votuesve,” – u shpreh Salianji.
Ai shprehu bindjen se pasi të numërohen të gjitha kutitë dhe të lexohet gjithë vullneti i qytetarëve, PD-ja do të jetë forca fituese.
Sa i takon incidentit të ndodhur dje në fshatin Vashtëmi në Maliq, ku një Komisioner i Partisë Demokratike ka goditur me karrige dy simpatizantë të Partisë Socialiste, Salianji u shpreh se fushata e PD-së ka qenë pozitive dhe një fushatë që prezantonte ide dhe programe të qarta.
“Të gjithë pjesën e tensionimit që bënte Partia Socialiste dje e kemi adresuar në organet ligjzbatuese të cilat kanë reaguar me vonesë dhe besoj do të merremi dhe në të ardhmen, nga nesër e mbrapa. Sot do të merremi me numërimin e votave dhe me kontrollin e çdo vote nga qytetarët,” – u shpreh kandidati për deputet i PD-së duke theksuar se incidenti i djeshëm ka qenë i frymëzuar nga PS.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë