Në OKB diskutohet për t’i dhënë fund pushtimit të territoreve palestineze

17 Shtator 2024 | 13:12

Shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutojnë sot kërkesën e palestinezëve për t’i dhënë fund pushtimit izraelit të territoreve palestineze, brenda 12 muajve.

Teksti i projekt-rezolutës, që është përballur me kritika të ashpra nga Izraeli, bazohet në një opinion këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili e cilëson si “të paligjshëm” pushtimin e vazhdueshëm izraelit që nga viti 1967.

“Izraeli është i detyruar t’i japë fund pranisë së tij të paligjshme në territorin e pushtuar palestinez sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në opinionin e përpiluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Në përgjigje, vendet arabe kanë bërë thirrje për një seancë të posaçme të kësaj asambleje.

Projekt-rezoluta kërkon, gjithashtu, tërheqjen e forcave izraelite nga territoret palestineze, ndalimin e vendbanimeve të reja, kthimin e tokave dhe të pronave të sekuestruara, si dhe mundësinë e kthimit të palestinezëve të zhvendosur. Miratimi i rezolutës do të ishte “një shpërblim për terrorizmin dhe një mesazh për botën se masakra barbare e fëmijëve, përdhunimi i grave dhe rrëmbimi i civilëve të pafajshëm janë taktika të vlefshme”, tha ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, shkruan REL.

Ai iu referua sulmit të Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – më 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael.

Atë ditë, Hamasi vrau mbi 1.200 njerëz dhe mori mbi 250 pengje, prej të cilave gati 100 vazhdojnë të mbahen në Gazë.

Në përgjigje të sulmit, Izraeli vazhdon ofensivën e tij në Gazë – enklavë e kontrolluar nga Hamasi.

Sipas autoriteteve atje, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 41.000 njerëz.

Zyra e të Drejtave e OKB-së thotë se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026