I dyshuari si atentator i ish-presidentit Donald Trump, ditën e diel në Mar a Lago të Floridës, është një aktivistë pro-Ukrainës. Mediat amerikane e kanë identifikuar atë si 58-vjeçarin Rajan Uesli Ruth.
Kohë më parë, Ruth ishte përpjekur të rekrutonte luftëtarë të huaj për t’iu bashkuar trupave ukrainase dhe madje kishte qenë në Kiev.
Por deklaratat e tij se kishte vepruar si vullnetar për rekrutimin e mercenarëve për atë që në Ukrainë njihet si Legjioni Ndërkombëtar janë hedhur poshtë nga organizata.
Një zëdhënës i saj ka deklaruar se Rajan Uesli Ruth nuk kishte qenë bashkëpunëtor i njësisë luftarake.
BBC Verify ka gjetur profilin në media sociale që përputhet me atë emër. Ata tregojnë se Routh bëri thirrje që luftëtarët e huaj të shkonin në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse.
Në profilin e tij ka edhe mesazhe pro-palestineze, pro-Tajvanit dhe kundër Kinës, duke përfshirë pretendimet për “luftën biologjike” kineze dhe referenca për virusin Covid-19 si një “sulm të qëllimshëm”.
Routh, i cili nuk kishte përvojë ushtarake, i tha Neë York Times në vitin 2023 se ai kishte udhëtuar në Ukrainë menjëherë pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022 për të gjetur rekrutë ushtarakë mes ushtarëve afganë që kishin ikur nga talebanët.
Ai duket se ka qenë i përfshirë në përpjekjet e rekrutimit që në këtë verë, duke shkruar në Facebook në muajin korrik: “Ushtarë, ju lutem mos më telefononi. Ne jemi ende duke u përpjekur që Ukraina të pranojë ushtarë afganë dhe shpresojmë të kemi disa përgjigje në të ardhmen. Ju lutem kini durim.”
58-vjeçari kishte pasur probleme të mëparshme me forcat e rendit. Një ish-fqinj i tij ka deklaruar për mediat amerikane se një herë forcat speciale të policisë kishin bastisur banesën e tij.
Edhe pse e ka përshkruar të dyshuarin si një person të sjellshëm, fqinji i tij, i identifikuar si Kim Mungo ka shtuar se Ruth mbante shumë objekte të vjedhura në oborrin e shtëpisë së tij.
Madje, ai u ka thënë hetuesve se në disa raste i dyshuari dhe familjarët e tij i përdornin armët e zjarrit edhe në ambiente të hapura.
Veprat përfshijnë mbajtjen e një arme pa leje, rezistencë ndaj arrestimit nga një oficer policie, drejtimin e mjetit me patentë të hequr, posedimin e pasurisë së vjedhur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çfarë dihet deri tani nga atentati i dytë ndaj Trump, si shpëtoi ish-presidenti
- Raportimet për të shtëna me armë pranë Donald Trump, reagon Shtëpia e Bardhë