“Në sofrën e Hënës”, reagon myftiu i Vlorës për librin e ri të Ramës
Kryeministri, Edi Rama të enjten ka promovuar librin e tij të ri “Në sofrën e hënës” ndërsa ka reaguar për herë të parë myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku. Përmes një postimi në “Facebook”, myftiu ka komentuar kopertinën e librit të kryeministrit.
Hoxhllaku thekson se në kopertinë paraqet një figurë gjigante në qiell me pamje njeriu, një plak me mjekër ndërsa poshtë disa figura fetare që i drejtohen me duar të ngritura.
Reagimi i tij ka ardhur lidhur me kopertinën ku sipas tij paraqitet Zoti me fytyrë njeriu, me mjekër dhe trup. Ai shtoi se Zoti nuk mund të reduktohet në një figurë. Muftiu thekson se islami e mbron madhështinë e Allahut duke mos e përfytyruar atë.
“Kur në emër të artit fillon të tallesh me besimin dhe duartrokitesh nga përfaqësues të besimit. Piktura në librin “Në Sofrën e Hënës” të Edi Ramës paraqet një figurë gjigante në qiell me pamje njeriu, një plak me mjekër ndërsa poshtë disa figura fetare që i drejtohen me duar të ngritura. Për një besimtar mysliman kjo nuk është thjesht art; kjo është një problem i rëndë në besim.
Islami është feja e njësimit (tevhidit), e pastërtisë absolute të besimit në Zotin. Në Kuran Allahu thotë: “Asgjë nuk është e ngjashme me Të.” (42:11)
Atëherë si mund të paraqitet Zoti me fytyrë njeriu, me mjekër dhe trup, sikur të ishte një krijesë? Dhe kur kjo prezantohet në një tryezë “i thënçin” iftari është akoma dhe më e pa pranueshme dhe e pa konceptueshme. E kur në këtë tryezë ka figura fetare të cilat njerëzit mund ti shohin dhe si figurat e kopërtinës së librit kjo atëherë bëhet poshtëruese.
Historia e njerëzimit na mëson një të vërtetë të hidhur: idhujtaria nuk filloi menjëherë me statuja, por filloi me imazhe dhe përfytyrime të gabuara për Zotin. Kur njeriu fillon ta vizatojë Zotin sipas imagjinatës së vet, ai e zbret Krijuesin në nivelin e krijesës.
Allahu në Kuran thotë: “Ata adhurojnë përveç Allahut gjëra që nuk u bëjnë as dëm e as dobi.” (Junus,18)
Islami e mbron madhështinë e Allahut pikërisht duke mos e përfytyruar Atë. Për këtë arsye në civilizimin islam nuk ekzistojnë piktura të Allahut. Arti islam ka zgjedhur kaligrafinë dhe bukurinë e fjalës, sepse Zoti nuk mund të reduktohet në një figurë. Të paraqesësh një “zot me fytyrë njeriu” dhe përpara tij figura fetare që luten, nuk është vetëm provokim por në të njëjtën kohë edhe ofendim”, thuhet në reagim.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit