“Në veri mund të kemi provokime”- Musliu: Kush qëndron pas sulmit në Ibër-Lepenc
Prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Milan Radojiçiç, i mbështetur nga Serbia. Kështu tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, e cila tregoi se një gjë e tillë është thënë nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti. Në raportimin me dyer të mbyllura, ajo tregoi se është thënë që gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.
Pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, deputetja Musliu theksoi se në komunat veriore ka ende provokime e tensione të nxitura nga shteti serb.
“Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Sa i përket raportimit të drejtorit, gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga ana e Serbisë. Kur them gjendja është stabile, përjashtohen pesë komunat veriore ku herë pas herë kemi tensione dhe provokime të nxitura nga shteti serb dhe strukturat kriminale të Serbisë atje. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe për çështje të tjera”, deklaroi Musliu.
Gjatë raportimit të drejtorit të AKI-së, Musliu tha se është thënë që prapa sulmit të kanalit në Ibër-Lepenc qëndron Millan Radojiçiç.
“Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së në këtë takim, prapa atij sulmi qëndron Radojiçiç i mbështetur nga shteti serb… Unë ndaj aq sa më lejohet, vetë fakti që drejtori ishte në një raportim para Komisionit Parlamentar nuk mund të jap një deklaratë të pa faktuar dhe të pa bazuar”, shtoi Musliu para mediave.
Në mbledhjen e këtij komisioni është diskutuar edhe për prezencën e drogave sintetike në shkollat e vendit.
“Vlen të theksohet se një shqetësim i jashtëzakonshëm vazhdon mbetet edhe degradimi ose prezenca e madhe e drogave sintetike në shkollat e Kosovës dhe që duhet të vëmë një alarm edhe ne si institucione edhe ju si media por mbi të gjitha edhe prindërit të cilët i kanë fëmijët në shkolla e ku fatkeqësisht ata janë target i drogave sintetike”, përfundoi Musliu. /Kosovapress
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet