Në Vlorë bëhet plazh, pushues vendas e të huaj përfitojnë nga temperaturat e larta

30 Tetor 2022 | 17:25

Pragu i nëntorit i gjen vlonjatët dhe pushuesit vendas dhe të huaj në det. Temperaturat e larta mbeten një mundësi për t’u shfrytëzuar për të gjithë ata që zgjedhin të pushojnë në Vlorë.

“Jam nga Tirana, keni zgjedhur të vijmë çdo fundjavë në Vlorë, se ka qenë koha e mrekullueshme. Tani sa dola nga deti, më i mirë se në gusht, është qetë.”

“Jam  kosovare, por 50 vjet kam jetuar në Suedi. Kam vendos të jetoj në Vlorë se jam dashuruar me Vlorën. Më shumë më pëlqen deti dhe Lungomare. Koha na ka mbajt, jam shumë e kënaqur që kam zgjedh Vlorën për të jetuar.”

“Jam nga Përmeti, kam ardhur me pushime, jetoj në Francë prej 20 vitesh. Kam qenë regjisor në estradën e Beratit. Vlora është vendi më i bukur për mua. Deti i mrekullueshëm. Janë me fat vlonjatët që e kanë.”- shprehen qytetarët

Edhe pse ndërrimi i orës lajmëron nisjen e dimrit, temperaturat e larta gjata ditës kanë bërë që një pjesë e operatorëve turistikë në Vlorë t’i mbajnë ende shezlonet në plazhe, në ditët e fundit të tetorit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026