Negociatat nuk nisën me Gazment Bardhin, por me dikë tjetër, thotë Edi Paloka

1 Nëntor 2022 | 19:10

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se negociatat për bashkimin e kësaj force politike, nuk nisën me deputetin Gazment Bardhi, por me një person tjetër.

Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, Paloka tha se nuk do e bëjë publik emrin e këtij personi.

“Negociatat nuk kanë filluar sot me zotin Bardhi, por kanë filluar më herët, me një person që nuk dëshiron të bëhet publik. Nuk kam pse ta them unë. E kam takuar Bardhin dje dhe i thashë këto që po ju them unë sot”, theksoi Paloka.

Ndër të tjera, Paloka nënvizoi se grupimi i deputetit, demokrat, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar eleminimin e procesit të primareve dhe strukturave në këtë forcë politike.

Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.

Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.

Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026