Negociatorët e BE-së arrijnë marrëveshje për zvogëlim të emetimeve të metanit
Negociatorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë arritur të mërkurën një marrëveshje për rregullat e reja për zvogëlim të emetimeve të metanit, të cilat më pas do të rezultojnë me kërkesa tjera për industritë e thëngjillit, gazit dhe naftës.
“Teksti përfaqëson kontribut kyç për veprim klimatik, pasi metani është gaz i fuqishëm serrë, i dyti pas dioksidit të karbonit, dhe në përgjithësi ndikon në ndryshime klimatike dhe është përgjegjës për një të tretën e ngrohjes aktuale të klimës”, ka thënë Teresa Ribera, ministre spanjolle për Ekologji.
Kjo marrëveshje, e cila duhet të miratohet zyrtarisht për t’u shndërruar në ligj, është arritur vetëm dy javë para nisjes së Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, që do të mbahet në Dubai.
Marrëveshja kërkon masa të reja për t’i monitoruar emetimet e metanit, sidomos ato të sektorit që prodhon energji me naftë të papërpunuar.
Dokumenti, po ashtu, bën thirrje që masat për këtë industri të prezantohen në tri faza.
Komisioni Evropian e ka komentuar marrëveshjen e së mërkurës si “kyçe” për luftën e BE-së ndaj ndryshimeve klimatike.
Ai ka thënë se për më shumë se një shekull, metani, në krahasim me dioksidin e karbonit, ka qenë 28 herë më i fuqishëm në ngrohjen globale./REL
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor