Nëna e Navalnyt pret në acar përpara burgut: Putin të më kthejë trupin e djalit

20 Shkurt 2024 | 17:32

Nëna e Alexei Navalny, kritikut të Putinit i cili vdiq në ambientet e një burgu në Arktik, i ka bërë thirrje presidentit Vladimir Putin që të dorëzojë trupin e djalit të saj.

Në një video të filmuar jashtë burgut ku Navalny vdiq të premten, ajo tha se po kishte 5 ditë që po përpiqej të shihte trupin e të birit dhe nuk lejohej.

Edhe gruaja e Navalny, Julia u kërkoi autoriteteve të mos i ndalonin të dashurit e tij që t’i thonë lamtumirë.

Familjes i është thënë se trupi i Navalnyt nuk do të lirohet për dy javë.

Nëna e tij u informua se trupi po mbahej për “analizë kimike”, tha një përfaqësues i grupit të punës së Navalnyt.

Nuk ka asnjë konfirmim për vendndodhjen e trupit nga autoritetet ruse.

Yulia Navalnaya ka pretenduar se trupi i burrit të saj po mbahet derisa gjurmët e helmimit nga agjenti nervor Novichok të ishin zhdukur. Navalny i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë duke përdorur helmin në vitin 2020.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti akuzat “të pabaza dhe vulgare”, duke shtuar se nuk do të përgjigjej meqenëse zonja Navalnaya kishte ngelur e ve vetëm disa ditë më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026