Nëna e përlotur: Nuk mbyll dot sytë pasi vdiq Martini, djali im ishte te “Fan Noli”…

25 Nëntor 2024 | 18:07

Para Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.

Një nënë pjesëmarrëse në këtë protestë me lot në sy tregoi se djali i saj ka studiuar për 9 vjet në shkollën Fan Noli ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Ajo u shpreh e revoltuar për pjesëmarrjen e ulët në një protestë, ku siç tha duhet të dilnin të gjitha nënat, baballarët dhe fëmijët e shkollave të Tiranës.

“Djali im ka studiuar 9 vjet në atë shkollë, personalisht nuk e njihte, po për shokët e tij që e njihnin ishte djalë model. Të marrë pjesë shkolla, shteti në një krim të tillë është e tmerrshme dhe keqardhja më e madhe është se mund të ishte parandaluar. Fatkeqësia më e madhe është se po e vrasin për së dyti Martinin me indiferentizmin e njerëzve. Nuk e di sa nëna ka ajo shkollë, sa nëna kanë gjithë shkollat e Tiranës që sot nuk kanë ardhur këtu, është turp i madh. Duhet të kishin ardhur të gjitha nënat, baballarët bashkë me fëmijët e tyre. Një djalë i tillë nuk e meritonte, mund të ishte djali i të gjithëve ne. Ne nënat që jemi sot këtu jemi të gjitha nënat e Martinit. Kam një javë që nuk mund të mbyll dot sytë, e çon fëmijën në shkollë në mëngjes dhe e merr me arkivol në darkë, është gjëja më  e tmerrshme që mund të ndodhë”, tha ajo me lot në sy.

I mituri Martin Cani u vra me thikë pranë shkollë Fan Noli, 1 javë më parë nga 14-vjeçari M.L, pas një konflikti verbal që të miturit, të dy nxënës të shkollës në fjalë kishin pasur më herët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026