Nëndetësja bërthamore e SHBA zhvendoset në Lindjen e Mesme

6 Nëntor 2023 | 15:09

SHBA publikuan një njoftim të pazakontë se një nëndetëse bërthamore e klasit Ohio kishte mbërritur në zonën operative të Komandës Qendrore të SHBA-së dhe komanda publikoi një foto të saj duke kaluar përmes Kanalit të Suezit. Ajo ka mbërritur në zonën e saj të përgjegjësisë, e cila përfshin Mesdheun Lindor, Detin e Kuq, Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.

Identiteti i nëndetëses nuk u bë i ditur dhe nuk dihet nëse është një nga katër nëndetëset që mbajnë raketa lundrimi Tomahaëk apo nga 14 nëndetëset që mbajnë raketat balistike Trident-II, por gjithsesi është një shtesë e rëndësishme për  forcat  amerikane për fuqinë parandaluese në rajon dhe kanë aftësi për të sulmuar nëse është e nevojshme.

Nëndetëset e klasës Ohio janë me energji bërthamore dhe mbajnë koka bërthamore.

Ato janë nëndetëset e treta më të mëdha në botë

Ushtria nuk thotë se ku është vendosur ekzktesisht nëndetësja, por mbërritja e saj në rajon mund të jetë pjesë e së njëjtës strategji që SHBA që  të parandalojë që Irani të nis sulm ndaj Izraelit.

Berja publike e vendndodhjes se  nëndetëse të klasës Ohio është tepër e rrallë pasi ato përfaqësojnë një pjesë të të ashtuquajturës “treshe bërthamore” të armëve atomike të Amerikës – e cila përfshin gjithashtu raketa balistike me bazë tokësore dhe bomba bërthamore në bombardues strategjikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor

Të paktën 15 punëtorë u vranë në shembjen e një miniere ari në Sudanin verior të hënën, tha një kompani shtetërore. Kompania Sudaneze e Burimeve...
19:32 | 06/07/2026

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026

Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit

Numri i të vdekurve nga sulmi i fundit rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës është rritur në 22, sipas autoriteteve ukrainase. Kryeqyteti Kiev ishte...
19:15 | 06/07/2026