English

Nënës së Navalnyt iu dha një ultimatum për të varrosur të birin në mënyrë sekrete

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

sh-zëdhënësja e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, Kira Yarmysh, tha se zyrtarët nga Komiteti Hetues i Rusisë i dhanë një ultimatum nënës së tij që ajo të pajtohej menjëherë që të varroste trupin e tij pa një ceremoni publike, ose ata do ta varrosnin në hapësirën e burgut në Arktik ku ai vdiq një javë më parë.

- Advertisement -

Ultimatumi, Yarmysh tha, u lëshua rreth orës 15:00. Nëse nëna e Navalnyt nuk do të pajtohej brenda tri orësh, zyrtarët thanë se do ta varrosnin Navalnyn në burgun e njohur si “Ujku i Arktikut”.

Lyudmila Navalnaya, tha Yarmysh, refuzoi të negocionte me Komitetin Hetues, duke thënë se ky institucion nuk është i autorizuar që të vendosë se ku dhe si djali i saj do të varroset.

Lajmi për ultimatumin nuk ka mundur të verifikohet menjëherë dhe nuk ka asnjë koment nga autoritetet e burgjeve apo nga Komiteti Hetues për këtë çështje.

Yarmysh tha se Navalnaya ka insistuar se sipas ligjit, trupi i të birit të saj duket t’i dorëzohet asaj brenda dy ditësh, pasi shkaku i vdekjes së tij zyrtarisht është përcaktuar. Ky afat skadon më 24 shkurt.

“Navalnaya insiston se autoritetet duhet ta lejojnë që të organizojë varrimin dhe ceremoninë lamtumirëse në përputhje me traditat”, shkroi Yarmysh në rrjetet sociale.

Një ditë më herët, nëna e Navalnyt tha se hetuesit e kanë lejuar më 21 shkurt që ta shohë trupin e djalit të saj të ndjerë që gjendej në qytetin Salehard të Arktikut, por autoritetet refuzuan që t’ia dorëzonin trupin për varrim.

Navalnaya tha se ajo ka nënshkruar certifikatën e vdekjes, duke theksuar se autoritetet po shkelin ligjin, duke mos ia dorëzuar trupin e të birit. Ajo po ashtu tha se dëshiron që varrimi i Navalnyt të jetë publik, në mënyrë që mbështetësit e tij të mund të marrin pjesë.

Navalnaya ka tentuar që të ketë qasje te trupi i djalit të saj që kur ai vdiq në burg më 16 shkurt. Zyrtarët e burgjeve thanë se kritiku i Kremlinit vdiq pasi u rrëzua pas ecjes jashtë qelisë ku mbahej.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe bashkëpunëtorët e Navalnyt kanë akuzuar autoritetet se nuk po dorëzojnë trupin e tij me qëllim që të fshehin shkakun e vdekjes.

Navalny, 47 vjeç, një prej kritikëve më të zëshëm të presidenti rus, Vladimir Putin, po vuante një dënim të gjatë për akuza për ekstremizëm që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×