Nënkryetarja e LVV: Ose e bëjmë qeverinë ose shkojmë në zgjedhje

8 Prill 2025 | 15:59

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se ose do ta bëjë ky subjekt politik qeverinë e re, ose në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje.

Këto komente ajo i bëri pasi takimit që patën përfaqësuesit e partive politike me kryetarin në detyrë të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku u bisedua për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk beson që opozita do ta bëjë qeverinë e vetme, por është optimiste që Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë qeverinë, shkruan KosovaPress.

Para gazetarëve, Haxhiu tha aktualisht dihet vetëm emri i kryeministrit, ndërsa emrat tjerë të bartësve qoftë në Kuvend apo qeveri të Kosovës nuk dihen ende.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar datën 15 prill për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit e para u rendit Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës dhe më pas koalicioni  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026