Netanjahu kërcënon militantët e Gazës: Do ta paguajnë shumë shtrenjtë sulmin me raketa

12 Maj 2021 | 07:23

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të martën se militantët në Rripin e Gazës do të paguajnë një çmim shumë të shtrenjtë, pas një dite të përgjakshme sulmi me raketa nga Gaza dhe sulmeve ajrore të Izraelit në enklavën bregdetare palestineze.

“Jemi në kulmin e një situate serioze”, tha Netanyahu në një dalje televizive së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes dhe shefin e ushtrisë. “Hamasi dhe Xhihadi Islamik paguan dhe do të paguajnë një çmim shumë të rëndë për luftën e tyre. Gjaku i tyre është i humbur”, tha kryeministri izraelit.

Militantët në rripin e Gazës lëshuan më shumë se 400 raketa në drejtim të Izraelit, që prej mbrëmjes së të hënës, duke vrarë dy persona.

Ndërkaq, Izraeli deklaroi se është kundërpërgjigjur duke goditur 150 shënjestra në Gaza. Autoritetet konfirmojnë se 28 palestinezë kanë mbetur të vrarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026