Netanjahu kërkon mbylljen e televizionit Al Jazeera të Katarit në Izrael
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ringjalli të hënën masën për mbylljen e stacionit televiziv satelitor të Katarit “Al Jazeera” në Izrael, duke thënë përmes zëdhënësit të partisë së tij se parlamenti do të mblidhet në mbrëmje për të ratifikuar ligjin e nevojshëm.
Pas kësaj, Netanyahu “do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbyllur Al Jazeeran në përputhje me procedurën e përcaktuar në ligj”, thuhet në deklaratën e partisë Likud.
Izraeli ka akuzuar më parë këtë medium për nxitje kundër Izraelit në mesin e shikuesve arabë. As zyra kryesore e stacionit në Izrael dhe as qeveria e Katarit në Doha nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
Al Jazeera ka akuzuar më parë Izraelin për shënjestrim sistematik të zyrave dhe personelit të tij.
Zyrtarët izraelitë janë ankuar prej kohësh për mbulimin e Al Jazeera-s, por nuk kanë ndërmarrë veprime, duke pasur parasysh financimin nga Katari të projekteve të ndërtimit palestinez në Rripin e Gazës i parë nga të gjitha palët si një mjet për të shmangur konfliktin.
Më 7 tetor në këtë zonë nisi lufta, pasi militantët e udhëhequr nga Hamasi, grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, hynë në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë peng rreth 250 njerëz.
Izraeli u përgjigj me një ofensivë ajrore, tokësore dhe detare që ka vrarë të paktën 32,782 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Ministria nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth dy të tretat e të vrarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)