Netanjahu në SHBA falënderon Biden për “mbështetjen e përzemërt”
Udhëheqësi izraelit Benjamin Netanjahu vlerësoi presidentin Joe Biden për “mbështetjen e tij të përzemërt” për Izraelin. Ai është këtë të mërkurë në Uashington ku po mban fjalën e tij në Kongres.
“Pas sulmit të egër më 7 tetor, ai me të drejtë e quajti Hamasin ‘të keqen e plotë’,” tha ai duke iu referuar presidentit Biden.
“Ai dërgoi dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme për të penguar një luftë më të gjerë dhe ai erdhi në Izrael për të qëndruar me ne në orën tonë më të errët, një vizitë që nuk do të harrohet kurrë”,-shtoi Netanjahu.
Kryeministri izraelit Netanjahu, për të cilin prokurorët e ICC-së aktualisht po kërkojnë një urdhër arresti për krime të dyshuara lufte, ka thënë se protestuesit pro-palestinez “qëndrojnë me të keqen”.
“Ata qëndrojnë me Hamasin, ata qëndrojnë me përdhunuesit dhe vrasësit,” tha ai, duke shtuar se ata duhet të “turpërohen”.
Ndërkohë që Netanjahu mban fjalën e tij, në Kapitol vijojnë protestat pro-plestineze.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë