Netanjahu në takim me Biden: Bota të bashkohet kundër Hamasit, ta mposhtë si ISIS-in
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu gjatë një bashkëbisedimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e krhasaoi Hamasin me ISIS-in.
Netanyahu tha “bota e civilizuar duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin” në të njëjtën mënyrë që bëri kur u përball me ISIS.
“Ne do ta mposhtim Hamasin dhe do ta heqim këtë kërcënim të tmerrshëm nga jeta jonë”, th kryeministri izraelit, duke shtuar se kjo nuk është vetëm për hir të vendit të tij, por për hir të të gjithëve.
Ai e quan Biden një “mik të vërtetë” dhe përgëzon vendimin e tij “thellësisht prekës” për të vizituar Izraelin gjatë luftës.
“E di që flas për popullin e Izraelit kur them faleminderit”, shtoi ai përpara se Biden të niste fjalën e tij.
Kujtojmë se mbrëmjen e të martës, Ministria e Shëndetësisë së Gazës, njoftoi se një sulm me raketa kishte ndodhur në një spital, ku si pasojë mbetën të vrarë 500 persona. Për këtë sulm ata akuzuan Izraelin.
Këto pretendime për bombardime janë mohuar nga Izraeli.
Shumë spitale në Qytetin Gaza janë shndërruar në kampe refugjatësh për qindra njerëz, të cilët shpresojnë se Izraeli do t’i kursejë nga bombardimet, pasi i kishte urdhëruar të gjithë banorët e këtij qyteti dhe zonave përreth të largoheshin në drejtim të pjesës jugore të Rripit të Gazës.
Zyrtarët amerikanë janë duke punuar për ta bindur Izraelit të lejojnë furnizimin brenda Gazës për civilët, grupet humanitare dhe spitalet.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë