Netanjahu refuzon kushtet e propozuara nga Hamasi për armëpushim
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kushtet e propozuara të Hamasit për armëpushim duke thënë se “fitorja totale” në Gaza është e mundur brenda disa muajsh.
Ai foli pasi Hamasi parashtroi një sërë kërkesash në përgjigje të një propozimi të armëpushimit të mbështetur nga Izraeli.
Netanyahu tha se negociatat me grupin “nuk po shkonin askund” dhe i përshkroi kushtet e tyre si “të çuditshme”.
Bisedimet po vazhdojnë për të arritur një lloj marrëveshjeje.
“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç një fitoreje të plotë dhe përfundimtare”, tha Netanyahu në një konferencë për shtyp të mërkurën.
“Nëse Hamasi do të mbijetojë në Gaza, është vetëm një çështje kohe deri në masakrën e ardhshme”, tha ai.
Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri i tha agjencisë së lajmeve Reuters se komentet e Netanyahu tregojnë se ai synon të vazhdojë konfliktin në rajon.
Egjipti u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje të qetë, tha burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës