Netanjahu zotohet për vijim të luftës në Gazë, bën thirrje për mbështetje amerikane
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrojti luftën e Izraelit në Gazë dhe dënoi protestuesit amerikanë, në një fjalim me gjuhë të ashpër të mërkurën para Kongresit amerikan. Fjalimi u bojkotua nga shumë ligjvënës të lartë demokratë dhe u shoqërua me protesta para Kapitolit ku morën pjesë mijëra vetë që dënonin luftën në Gaza dhe krizën humanitare që ajo ka shkaktuar.
Netanjahu u zotua se Izraeli do ta vazhdojë luftën deri në “fitoren totale”. Ai gjithashtu kërkoi mbështetje më të fortë nga Shtetet e Bashkuara për luftën e vendit të tij kundër Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura të mbështetura nga Irani, si edhe dënoi ashpër kundërshtimet e shumta në Shtetet e Bashkuara ndaj luftës.
“Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku. Kur qëndrojmë së bashku, ndodh diçka shumë e thjeshtë: ne fitojmë, ata humbin.” tha zoti Netanjahu.
Fjalimi i tij mori shpejt ngjyrime të zymta ndërsa mbronte vendin e tij, por gjithashtu kritikoi ashpër ata që protestonin kundër luftës, duke iu referuar demonstruesve para Kapitolit ndërsa ai fliste si “idiotë të dobishëm” që u shërbejnë kundërshtarëve të Izraelit.
Fjalimi i tij u shoqërua me duartrokitje të shumta në Kongres, por edhe me heshtje nga demokratë me peshë që nuk u ngritën në këmbë të brohorisnin në mbështetje të tij.
Ish-pengje të liruara dhe familje të pengjeve ishin të pranishëm në sallë. Ligjvënësit e të dyja partive u ngritën vazhdimisht për ta duartrokitur udhëheqësin izraelit, ndërsa disa protestues që u ngritën duke kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve, u nxorrën jashtë.
Rashida Tlaib, një ligjvënëse demokrate nga Miçigani e cila ka familjarp në Bregun Perëndimor, me lot në sy mbante një shenjë ku shkruhej “kriminel lufte”. Zonja Tlaib u censurua vitin e kaluar për kritikat e saj të ashpra ndaj Izraelit.
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978