Netanyahu akuzon Macronin për nxitjen e antisemitizmit, kundërpërgjigjet Franca
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e kritikoi premtimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të njohur shtetin palestinez.
Parisi është kundërpërgjigjur pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi presidentin francez Emmanuel Macron për nxitjen e antisemitizmit me vendimin e tij për të njohur një shtet palestinez.
Tensionet midis dy kombeve janë përshkallëzuar që kur Macron njoftoi muajin e kaluar se Franca synon të njohë zyrtarisht shtetësinë palestineze në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Netanyahu i shkroi një letër Macronit më parë këtë javë duke pretenduar se antisemitizmi është “rritur” në Francë që nga ai njoftim.
Thirrja juaj për një shtet palestinez i hedh benzinë këtij zjarri antisemit”, shkroi Netanyahu.”Nuk është diplomaci, është paqësim. Shpërblen terrorin e Hamasit, ngurtëson refuzimin e Hamasit për të liruar pengjet, i trimëron ata që kërcënojnë hebrenjtë francezë dhe inkurajon urrejtjen ndaj hebrenjve që tani po ju përndjek rrugët”, shtoi ai.
Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Macron të martën në mbrëmje tha se akuzat e Netanyahut ishin “të gabuara, të ndyra dhe nuk do të mbeten pa përgjigje”.
“Dhuna kundër komunitetit hebraik është e papranueshme”, thuhej në deklaratën e zyrës së Macron. Ajo vuri në dukje se presidenti francez u ka kërkuar sistematikisht të gjitha qeverive të tij që nga viti 2017, dhe akoma më shumë që nga sulmet e 7 tetorit 2023 nga Hamasi, të “ndërmarrin veprimet më të forta të mundshme kundër autorëve të akteve antisemite”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit