Netanyahu: Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për armëpushim në Liban
Izraeli do të vazhdojë t’i diskutojë propozimet për armëpushim në Liban në ditët në vijim, tha të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut do ta bëjë edhe më të vështirë kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, i hodhi poshtë të enjtet thirrjet e ndërkombëtarëve për armëpushim me Hezbollahun, duke thënë se bombardimet do të vazhdojnë.
Një sulm izraelit të premten i vrau nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë katër fëmijë, në qytezën kufitar të Libanit, Sheba, tha për Reuters Mohammad Saab, kryetar i qytezës.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Mbi 700 njerëz janë vrarë në Liban nga e dita e hënë si pasojë e bombardimeve izraelite, thotë Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 21:32 Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard