Netanyahu: Izraeli është i gatshëm për veprime të fuqishme në veri

5 Qershor 2024 | 17:36

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se ushtria izraelite është i përgatitur për veprime të fuqishme në veri të Izraelit, duke shtuar se siguria do të vendoset “medoemos” në zonën e cila po sulmohet nga Hezbollahu, grupi i mbështetur nga Irani.

Konflikti mes Hezbollahut dhe Izraelit, i cili është zhvilluar njëkohësisht me luftën në Rripin e Gazës, është intensifikuar në ditët e fundit, duke shtuar shqetësimet se mund të shpërthejë një konflikt më i gjerë në rajon.

“Kushdo që mendon se mund të na dëmtojë dhe se ne do të qëndrojmë duarkryq, gabohet rëndë. Ne jemi të përgatitur për veprime shumë të fuqishme në veri”, tha Netanyahu gjatë një vizite në këtë pjesë të vendit.

“Ne do të rivendosim sigurinë në veri medoemos”, shtoi ai.

Luftimet mes Hezbollahut dhe Izraelit – që cilësohen si më të ashprat mes tyre prej luftës së vitit 2006 – i kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit.

Sulmet izraelite i kanë vrarë rreth 300 luftëtarët të Hezbollahut në Liban, si dhe rreth 80 civilë, sipas Reuters.

Sulmet nga Libani i kanë vrarë 18 ushtarë izraelitë dhe 10 civilë, thotë Izraeli.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Herzi Halevi, tha të martën se ushtria është në gjendje gatishmëri për një ofensivë në kufirin verior dhe se Izraeli është afër të marrë vendim.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se Uashingtoni nuk dëshiron të shohë luftë të plotë dhe se po përpiqet ta gjejë një zgjidhje diplomatike. Ai shtoi se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten nga Hezbollahu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026