Netanyahu refuzon sërish: Jo fundit të luftës në këmbim të pengjeve

22 Janar 2024 | 18:33

Benjamin Netanyahu refuzoi një ofertë për armëpushim të bërë nga Hamas. Sipas kryeministrit izraelit, kërkesat e lëvizjes islamike janë të papranueshme, pasi praktikisht do ta kthenin situatën në status kuonë e para luftës. Netanyahu theksoi se vetëm një fitore totale do të siguronte eliminimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve.

“Në këmbim të lirimit të pengjeve tona, Hamasi kërkon fundin e luftës, tërheqjen e trupave tona nga Gaza, lirimin e të gjithë vrasësve dhe dhunuesve të njësive të saj dhe lënien e Hamasit të paprekur.

Nëse i pranojmë këto kushte, atëherë tradhtojmë trupat tona të rëna. Nëse i pranojmë nuk do të mund të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë, nuk do të kthejmë dot në shtëpi pengjet dhe përsëritja e 7 tetorit do të jetë çështje kohe”- tha­ Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit

Më herët Netanyahu shkaktoi zhgënjim tek aleatët amerikanë dhe evropianë me refuzimin e zgjidhjes me dy shtete.

Gjithashtu, ai u përball me presionin në rritje në vendin e tij, pasi të afërmit e pengjeve kërkojnë nga qeveria që të bëjë më shumë për t’i kthyer, përfshirë një armëpushim me Hamasin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026