Netanyahu: Shanse shumë të vogla që Turqia të blejë avionë F-35

20 Nëntor 2025 | 22:29

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu edhe një herë kundërshtimin kategorik të vendit të tij ndaj blerjes së avionëve F – 35 nga Turqia. Netanyahu theksoi se nuk beson se avionët F-35 do t’i shiten Turqisë.

“E kuptoj që kjo mundësi është shumë e vogël, nëse jo inekzistente. Qëndrimi ynë për çështjen e Arabisë Saudite dhe avionëve F-35 – Arabia Saudite nuk është në një gjendje konfrontimi me ne – do të ishte i njëjtë, por shumë më i forcuar kur bëhet fjalë për Turqinë,” tha ai.
Lidhur me Arabinë Saudite dhe blerjen e avionëve luftarakë të përparuar, Netanyahu tha se Shtetet e Bashkuara siguruan që Izraeli do të ruante një avantazh cilësor.

“Ata nuk na pyetën para shitjes së F-35, por sapo ndodhi, fola me Marco Rubio dhe e konfirmova. Bin Salman nuk mori gjithçka që donte nga Presidenti Trump”, tha Netanyahu.

Izraeli është i vetmi vend në Lindjen e Mesme që ka F-35 dhe se ligji amerikan i garanton Izraelit një “avantazh ushtarak cilësor” në rajon . Princi Mohammed bin Salman tha gjatë një vizite në Uashington këtë javë se vendi i tij dëshiron marrëdhënie formale me Izraelin, por gjithashtu dëshiron të sigurojë një rrugë të qartë drejt një zgjidhjeje me dy shtete me pavarësinë palestineze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri...
20:12 | 16/07/2026