Netët e “Bejkës së Bardhë”, festivali folklorik mbi polifoninë labe

7 Qershor 2022 | 10:27

Për të tretin vit radhazi, Piluri u kthye në kryeqendrën e polifonisë labe. Është zgjedhur ky vend për të nderuar Lefter Çipën, poetin dhe rapsodin që i ka dhënë aq shumë polifonisë shqiptare thotë organizatori Kristo Çipa.

Polifonia është zëri i shpirtit, shprehen për Euronews figura të rëndësishme të këngës polifonike, por edhe të rinj të apasionuar pas traditës.

Nga Rrapi madhështor në qendër të fshatit, banorët dhe miqtë e ardhur shijojnë spektaklin.

Pikërisht këtë atmosferë festive zgjodhi për të promovuar librin “Shpirta të Shitur” edhe shkrimitari Kleo Lati.

Edicioni i Tretë i Festivalit Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” mblodhi 22 grupe polifonike konkuruese dhe 4 përshëndetëse nga të gjitha trevat ku këndohet kënga Polifonike. 

Risi  këtë edicion të tretë ishin ansamblet shtetëroreShqipërisë dhe Kosovës, të cilët përshendetën aktivitetin me pjesë nga repertori i tyre i këngëve dhe valleve, si dhe pjesë nga krijimtaria e Lefter Çipës.

Në përfundim të festivalit, çmimi i parë “Lefter Çipa” u fitua nga grupi i Bolenës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026