‘Netflix’ njeh Kosovën si shtet, peticioni me 37 mijë nënshkrime pati sukses
Një nga platformat më të madha e distribuimit kinematografik në botë, Netflix, ka njohur Kosovën si shtet.
Kjo risi vjen si rezultat i një peticioni online të nënshkruar nga 37 mijë shqiptarë, me kërkesën që Kosova të vendoset në listën e shteteve ku kjo platformë shtrihet.
Lajmin për këtë e bëri të ditur nismëtari i këtij peticioni, Sovran Hoti, përmes një njoftimi në rrjetet e tij sociale.
“Nuk u deshën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë”, shkroi Sovran Hoti në “Facebook”.
Peticioni me titull “Add Kosovo as a country in Netflix”, kërkonte sovranitetin e Kosovës në Netflix, duke vendosur kodin telefonik në hyrje të regjistrimit për shqiptarët nga Kosova që duan të kenë akses në kompaninë e madhe të distribuimit kinematografik. Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit