Neymar i bashkohet klubit saudit Al Hilal, braziliani firmos për dy sezone
Pas disa javësh bisedime gjithçka është zyrtare, Neymar është lojtari më i ri i Al Hilal. Fantazisti Brazilian ka vendosur të vijojë karrierën e tij në kampionatin arab, ndërsa ka firmosur një kontratë dy vjeçare.
PSG përfitoi nga ky transferim afro 90 milionë euro, ndërsa 31-vjeçari do të jetë një nga lojtarët më të paguar në tokën arabe.
Konkretisht 300 milionë euro në dy vite në superligën e Arabisë Saudite, ndërsa ka të drejtë rinovimi me rritje page pas përfundimit të kontratës. Pas refuzimit që Lionel Messi i bëri skuadrës së Al Hilal, drejtuesit e klubit synuan Kylian Mbappe, ndërsa edhe ky i fundit refuzoi të largohej nga kryeqyteti francez. I vetmi që pranoi kushtet ishte pikërisht Neymar, që u largua nga PSG pas plot 6 sezonesh.
Sulmuesi anësor fitoi disa trofe në Francë, ndërsa ishte i pasuksesshëm në Ligën e Kampionëve, teksa trofeun arriti ta fitonte vetëm me Barcelonën në vitin 2015.
Neymar numëron më tepër se 500 ndeshje si futbollist profesionist, ndërsa është lojtari më i shtrenjtë i blerë nga PSG me një vlerë mbi 220 milionë euro, në periudhën kur u largua nga Barcelona. Me kombëtaren Selesao numëron 124 paraqitje, ndërsa ka shënuar 77 gola.
LEXONI GJITHASHTU:
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë