Nga 1 korriku, rriten me 30% pagat e ushtarakëve

22 Qershor 2022 | 13:12

Duke filluar nga data 1 korrik 2022, paga e ushtarakëve do të rritet me 30%.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të mërkurë, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Peleshi u shpreh se nga ky vendim përfitojnë të gjithë ushtarakët, teksoi theksoi se për 38 kategori në Forcat e Armatosura, do të ketë edhe një pagë shtesë prej 20 mijë lekësh të vjetra.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kemi marrë një vendim i cili është një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite, besoj se nuk ka pasur një vendim si ky, që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak, pra të të gjithë Forcave të Armatosura. Sot kemi bërë rritjen historike të pagës.

Të gjithë ushtarakët, nga ushtari i parë dhe deri tek gradat më të lartë, nga data 1 korrik, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave do të kenë një page 30% më të lartë. Paga minimale në Forcat e Armatosura do të jeë mbi 51 mijë lekë të reja, shtuar edhe pagesa shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive”, tha Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026