Nga 19 shtete në 30, do të zgjerohet lista e vendeve që u ndalohet udhëtimi në SHBA
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christie Noem tha të enjten se administrata e presidentit republikan Donald Trump po përgatitet të zgjerojë listën e vendeve që i nënshtrohen një ndalimi udhëtimi, e cila do të rritet nga 19 që është sot në më shumë se 30.
“Nuk do të jem specifik për numrin, por është mbi tridhjetë dhe presidenti vazhdon të vlerësojë vendet”, tha ajo.
Noem nuk sqaroi se cilat vende planifikohen të shtohen në listën e zezë. Autoritetet amerikane njoftuan në fund të nëntorit se do të rivlerësojnë të gjitha kartat e gjelbra që u kanë dhënë shtetasve të vendeve që i konsiderojnë si rrezik për sigurinë pas sulmit në Uashington kundër anëtarëve të Gardës Kombëtare.
USCIS tha se do të vendoste kufizime vizash për shtetasit e 19 vendeve. Shtetet në këtë listë janë Afganistani, Mianmari, Çadi, Kongo-Brazzavili, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni, Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.
Ky vendim erdhi pas sulmit ndaj Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë ku humbi jetën një person. Presidenti Trump, e denoncoi aktin “terrorist”, duke premtuar se do ta ashpërsojë më tej politikën e tij anti-emigracion pas sulmit.
LEXONI GJITHASHTU:
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta