Nga Ansambli Kombëtar te Mozarti, TKOB program të pasur për festat e Nëntorit
Në prag të festave të Nëntorit, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB) sjell një program të pasur artistik, ku tradita shqiptare takohet me muzikën klasike dhe krijimtarinë bashkëkohore.
Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqje të ndryshme, duke nisur nga performanca e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me një homazh të veçantë për festat e Nëntorit, deri te klasikët e muzikës botërore si Mozart.
Drejtori i TKOB, Aulon Naçi, thekson se programi përfshin mbi 20 aktivitete gjatë muajit nëntor dhe nuk kufizohet vetëm brenda mureve të teatrit.
Ai shpjegon se aktivitetet do të përfshijnë edhe qytetet e tjera, për të mundësuar pjesëmarrjen e publikut jashtë kryeqytetit.
“Aktivitetet do i zhvillojmë edhe në teatrot e tjera sepse jo të gjithë mund të vijnë në Tiranë. Në fillim të 2026 do të fillojmë me teatër, dhe ndoshta më vonë edhe me një teatër tjetër,” tha Aulon Naçi.
Ai thekson gjithashtu se TKOB i mirëpret të gjitha grup-moshat dhe llojet e artit, duke përfshirë prozën, baletin, muzikën instrumentale dhe të tjera.
“Dera e operës është e hapur për çdo grup-moshë dhe mbi të gjitha për të gjitha llojet e artit. Duke marrë parasysh dëshirën e shumë artdashësve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, ne i mirëpresim me shumë dashuri,” shtoi drejtori.
Ky program i pasur e bën Nëntorin një periudhë të veçantë për TKOB, duke e konsoliduar si një qendër të rëndësishme kombëtare të artit skenik.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta