Nga B-2 te Tomahawk, avionët dhe bombat që SHBA përdori kundër Iranit
Mediat amerikane kanë publikuar detaje të operacionit dhe armëve që ushtria amerikane përdori në sulmin e saj ndaj Iranit.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një sulm të koordinuar dhe në shkallë të gjerë ndaj objekteve kryesore bërthamore të Iranit, duke përdorur arsenalin më të avancuar ushtarak. Operacioni shënon një përshkallëzim të rëndësishëm të tensioneve dhe ka goditur “në mënyrë të konsiderueshme” programin bërthamor të Iranit.
Sulmi u krye me saktësi ushtarake duke përdorur bombarduesit strategjikë B-2 dhe raketat lundruese Tomahawk. Raketat u lëshuan nga platformat detare amerikane. Sipas mediave amerikane, në operacion janë përdorur pesë deri në gjashtë bomba kundër bunkerëve.
Objektet e goditura janë centralet në qytetet Natanz dhe Isfahan. Në këto dy pika janë përdorur 30 raketa Tomahawk të lëshuara nga rreth 640 kilometra larg.
Objektivi i tretë ishte centrali në Fordow, konsideruar si themeli i programit bërthamor Iranian. Televizioni Fox News raporton se ky central është shkatërrua plotësisht.
Për realizimin e këtij sulmi SHBA përdori një aeroplanmbajtëse, avionë luftarakë F-16, F-22, F-35, dhe bombarduesit B-2. Disa prej B-2-ve u nisën për në Paqësor pasi përfunduan misionin, duke lënë hapësirën ajrore iraniane përpara njoftimit zyrtar.
Bombarduesit B-2 cilëson si më të rëndësishëm për këtë mision. Këta avionë përdorin bombat që shkatërrojnë dhe bunkerët nëntokësor. Ata janë pothuajse të padukshëm nga radarët tradicionalë dhe mund të udhëtojnë 11 mijë kilometra pa furnizim.
Ekspertët ushtarakë thonë se ky operacion tregoi aftësinë e SHBA për të kryer sulme precize me rreze të gjatë ndaj objektivave të rëndësishme dhe duke përdorur teknologjinë më të avancuar ushtarake në botë.
Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)