Nga druri në art, mjeshtëria elbasanase që bashkon traditën me teknologjinë

5 Shkurt 2026 | 18:18

Nga një copë dru e thjeshtë, lind një vepër arti. Gdhendjet, format dhe detajet e imta tregojnë një proces krijimi ku dora e njeriut dhe teknologjia bashkëjetojnë për të sjellë produkte unike.

Në punishten e Kleandro Peshtanit, në Elbasan, druri nuk trajtohet thjesht si material pune, por si kanavacë, ku çdo vijë ka kuptim dhe çdo detaj kërkon durim.

“Vitet janë goxha të gjata. Kemi mbi 15 vite që merremi me fushën e drurit. Çdo gjë realizohet në dru masiv, duke filluar nga produktet më të vogla, si mbajtëse kartëpecetash apo lapsash, deri te produkti kryesor, që janë paketimet e shisheve të verës”, tha Kleandro Peshtani.

Me zhvillimin e teknologjisë, punishtja ka përfshirë edhe procese moderne si gdhendja dhe prerja me lazer, duke rritur precizionin pa humbur frymën artistike.

“Puna përgatitore bëhet e gjitha në kompjuter dhe mund të zgjasë 3 deri në 6 orë. Kur kalon në makineri, procesi mund të zgjasë edhe 24 orë, sepse duhet të dalë çdo detaj. Në fund del një produkt që vlerësohet”, shtoi ai.

Në realizime më komplekse, si tavanet e varura prej druri, simetria dhe saktësia janë thelbësore për të arritur perfeksionin vizual.

“Tavanet e varura duhet të jenë identike në çdo pjesë, përndryshe nuk puthiten. Ato mund të jenë unike si punim, por duhet të jenë perfekte në simetri”, theksoi Peshtani.

Për mjeshtrin elbasanas, vlera e një punimi nuk matet vetëm me materialin, por me kohën dhe pasionin e investuar.

“Koha nuk ka çmim. Vlen më tepër se vetë druri. Duhet të kalojmë mentalitetin që ta vlerësojmë vetëm me lekë dhe të themi: ‘Të lumshin krahët’”, tha ai.

Sipas tij, këto punime shpesh vlerësohen më shumë nga njerëz të artit dhe kulturës sesa nga ata që kanë mundësi financiare.

“Ky zanat është trashëgimi nga im atë dhe nga im gjysh. Ka kaluar dorë pas dore. Pastaj vjen edhe dëshira.”

Për Kleandro Peshtanin, dekoracionet në dru mbeten një vlerë e çmuar e traditës elbasanase, që duhet ruajtur dhe transmetuar ndër breza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026