Nga e hëna mësimi në shkolla do zhvillohet normalisht
Procesi mësimor nga dita e hënë do të vijojë pa turne dhe me orare të plota. Lajmi u konfirmua nga ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Evis Kushi.
Ajo theksoi se rreth 88% e mësuesve në Shqipëri janë vaksinuar dhe ky tregues ka bërë që institucionet përgjegjëse të japin dritën jeshile, që nxënësit të vijojnë orët mësimore pa shkurtime.
“U jam mirënjohëse ekspertëve, të cilët duke marrë parasysh ecurinë mjaft të mirë të vaksinimit të mësuesve, tashmë mbi 88% të vaksinuar, na dhanë mundësinë që të rikthejmë mësimin normal në të gjitha shkollat tona duke filluar që nga dita e hënë e javës së ardhshme, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimor”, tha Kushi.
Në një intervistë për Euronews Albania pak ditë më parë, znj. Kushi u shpreh se orët mësimore në shkollat që janë me turne zgjasin 30 minuta.
Ministrja i quajti të “drejta shqetësimet e prindërve”, ndëra shtoi se mësimi me turne ka qenë i diktuar për shkak të situatës epidemiologjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta