“Nga ferri në parajsë” 34-vjeçari takon vajzën e sapolindur pas 261 orësh në rrënoja
Mediat turke kanë publikuar historinë e një 34-vjeçari i cili brenda pak ditësh përjetoi ferrin dhe parajsën.
Mustafa Avcı, u nxor nga rrënojat 261 orë pas tërmetit shkatërrimtar dhe në spital u takua me bashkëshorten e tij e cila kishte sjellë në jetë vajzën e tyre ditën e tërmetit.
Xhiroja e 34-vjeçarit që mban foshnjën e vogël në dorë ka bërë jehonë në rrjete sociale. Në një prononcim për mediat mustafai thotë se gjatë kohës që ai ishte për 12 ditë në rrënoja mendoi se jeta e tij kishte mbaruar dhe vdekja ishte më se e sigurt.
Por ekipit e shpëtimit mundën ta nxirrnin të gjallë duke e çuar në spital, ku ai takoi dhe vajzën e porsalindur.
“Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime vdiq. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish. Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë.
Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin vdekur. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish. Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vdes ish-futbollisti i Chelsea, trupi gjendet nën rrënoja 12 ditë pas tërmetit
- Lindi në tërmetin e vitit 99, historia e 24-vjeçarit që u sakrifikua për vëllanë
- Humbi 3 fëmijët nga tërmeti, mesazhi prekës i babait: Viktima të lakmisë sonë
Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s
Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
- 17:56 Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
- 17:54 Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 17:45 Kryeministri spanjoll mbërrin në Ankara për samitin e NATO-s
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)