Nga Gates te Trump, si do të dukeshin miliarderët po të ishin të varfër sipas IA

11 Prill 2023 | 10:48

Një artist indian përdori inteligjencën artificiale për të krijuar portrete të miliarderëve të famshëm, nga Elon Musk te Donald Trump, duke i ekspozuar ata se si do të dukeshin nëse do të ishin të varfër.

Artisti digjital Gokul Pillai përdori programin e inteligjencës artificiale “Midjourney” për të krijuar portretet si të varfër për Bill Gates, Mark Zuckerberg, Warren Buffett, Jeff Bezos, Elon Musk dhe Mukesh Ambani.

Bill Gates shfaqet në foto si një plak i dobët që pozon pa bluzë jashtë një kasolleje. Fotoja e tij u pëlqye mbi 10 mijë herë në Instagramin e artisit.

Miliarderi indian Ambani, në këtë realitet alternativ, nuk është i veshur me kostumin e tij trend, por në vend të tij ka veshur një bluzë të vjetër në dukje të palarë, teksa qëndronte pranë një grumbulli plehrash.

Edhe miliarderët e tjerë shfaqen si njerëz të zakonshëm të lagjeve të varfëra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026