“Nga lufta e ftohtë tek paqja e nxehtë”, Lavrov përplaset me perëndimin në Maltë
Ministrat e Jashtëm të vendeve perëndimore, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, u përplasën me homologun rus Sergei Lavrov në takimin vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, e mbajtur në Maltë.
Në fjalën e tij, Lavorv akuzoi Perëndimin se po provokon përfshirjen e Rusisë në një konflikt direkt, duke e trajtuar si “armik të përbashkët” dhe paralajmëroi se tensionet mund të përshkallëzohen.
“Rezultati i gjithë kësaj është rimishërimi i Luftës së Ftohtë, por që këtë herë shoqërohet me rrezikun e madh të përshkallëzimit në një fazë të nxehtë”, ka deklaruar Lavrov.
Kjo ishte vizita e parë e kryediplomatit rus në një vend anëtar të BE-së, që prej shkurtit të vitit 2022. Edhe pse është i sanksionuar nga Unioni, atij nuk i ndalohet udhëtimi.
Por nuk ka vonuar përgjigjja e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka denoncuar atë që e ka quajtur “cunami i keqinformimit” nga Rusia, edhe pse Lavrov kishte lënë sallën.
“Homologu ynë është shumë i zoti në përmbytjen e dëgjuesve me një cunami keqinformimi”, ka deklaruar Blinken.
Duke iu referuar deklaratës së Lavrov për një përshkallëzim, shefi i diplomacisë amerikane ka theksuar se atë e shkaktojnë manovrat e Moskës, që ka angazhuar në luftë trupa koreano-veriore, që ka përdorur raketa balistike me rreze të mesme veprimi ndaj Ukrainës dhe që ka ulur nivelin që lejon përdorimin e armëve bërthamore.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha deklaroi se vendi i tij po lufton për ekzistencë dhe e quajti ministrin Lavrov një “kriminel lufte”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit