Nga Mehdi Frashëri te Pashko Vasa, historiani tregon rolin e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

24 Shkurt 2026 | 09:50

I ftuar në një lidhje live për Euronews Now me gazetaren Esmeralda Mulaj, historiani dhe autor i studimit “Islami në tokat shqiptare gjatë periudhës osmane”, Dritan Egro, foli për rolin e shqiptarëve në Lindjen e Mesme, duke përmendur figura historike si Sinan Pashë Topojani i Dibrës, Mehdi Frashëri apo Pashko Vasa. Ai përmendi se shumë udhëheqës dhe ushtarakë shqiptarë kanë shërbyer në zona si Hungaria, Jemeni dhe Libani, duke lënë një trashëgimi të respektuar dhe duke krijuar avantazhe diplomatike për Shqipërinë dhe Kosovën në marrëdhëniet kulturore dhe fetare me rajonin.

“Islami në Ballkan dhe në viset shqiptare erdhi kryesisht përmes Stambollit, përmes shtetit osman dhe turqve. Shumë burra shteti shqiptarë u trajnuan në strukturat e Perandorisë Osmane dhe shërbyen në rajone të ndryshme të saj, që nga Hungaria deri në Jemen. Madje, një nga figurat më të njohura, Sinan Pasha nga Topojani i Dibrës, i cili njihet si “pushtuesi i Jemenit”, ka shërbyer pesë herë si kryeministër i Perandorisë Osmane, duke lënë një emër të madh jo vetëm në hapësirën osmane, por edhe në Europë. Shqiptarët kanë qenë administratorë dhe ushtarakë të aftë. Për shembull, në vitin 1908–1909, guvernator i Jeruzalemit ishte ish-kryeministri shqiptar Mehdi Frashëri,kryeministri liberal në kohën e Zogut në 1935, një njohës i mirë i realiteteve në Lindjen e Mesme. Po ashtu, Pashko Vasa u zgjodh nga sulltani si një element katolik dhe u dërgua në Liban, ku jetonte një popullsi e konsiderueshme malësore katolike, për të menaxhuar situata të rëndësishme lokale. Shqiptarët ishin nga pak popujt europianë që përfaqësonin të gjitha besimet fetare të pranishme në Lindjen e Mesme dhe gëzonin emër të mirë nga periudha osmane. Për shembull, në Iran, shqiptarët njihen për kontributet e tyre në kulturë, letërsi dhe arsimin perse, duke përfshirë veprat e Sami dhe Naim Frashërit. Gjuha perse, si gjuhë e kulturës islame, u fut në sistemin shkollor dhe u përdor në përkthime dhe lidhje kulturore. Kjo histori mund të na ndihmojë të kemi një rol më aktiv në Lindjen e Mesme, duke shfrytëzuar traditën dhe lidhjet tona kulturore dhe fetare. Nëse kjo trajtohet me zgjuarsi nga shteti shqiptar dhe diplomatët tanë, mund të rrisë rolin e Shqipërisë dhe Kosovës në rajon, duke përdorur këtë veçori unike që na dallon nga popujt e tjerë europianë”, tha ai.

Historiani shpjegoi gjithashtu rëndësinë e njohjes së historisë për kuptimin e zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare, duke veçuar rolin e shqiptarëve gjatë periudhës osmane në administrimin e Lindjes së Mesme. Egro theksoi se Irani, si një nga kolonat kryesore të botës islame, ka përdorur shiizmin si instrument të politikës së jashtme për të zgjeruar ndikimin e tij, duke ndikuar jo vetëm në vendet fqinje, por edhe në komunitetet shiite në Turqi, Siri, Liban, Jemen dhe më gjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026