Nga nëntori lehtësohen masat anti-COVID për të udhëtuar drejt SHBA-së

21 Shtator 2021 | 09:53

Duke nisur nga muaji nëntor SHBA do të lehtësojë masat kufizuese për udhëtimet me disa shtete evropiane, Kinën, Brazilin dhe Indinë.

Qytetarët e huaj do të lejohet të hyjnë në shtetet amerikane nëse kanë një dëshmi të vaksinimit apo një test negativ të covid-19.

Rregullat e reja zëvendësojnë një numër të madh kufizimesh, të cilat i ndalonin shtetasit e huaj të hynin lirisht në SHBA.

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients bëri me dije politikat e reja, të cilat do të kërkojnë që të gjithë udhëtarët e huaj që fluturojnë në SHBA të demonstrojnë prova të vaksinimit para se të hipin, si dhe prova të një testi negativ COVID-19 të marrë brenda tre ditëve të fluturimit.

Biden gjithashtu do të forcojë rregullat e testimit për qytetarët amerikanë të pavaksinuar, të cilët do të duhet të testohen brenda një dite para se të kthehen në SHBA, si dhe pasi të mbërrijnë në shtëpi. Pasagjerëve të vaksinuar plotësisht nuk do t’u kërkohet karantinë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA do të kërkojnë që linjat ajrore të mbledhin informacionin e kontaktit nga udhëtarët ndërkombëtarë për të lehtësuar gjurmimin e tyre. Nuk është ende e  qartë se cilat vaksina do të pranohen.

Mediat raportojnë se në SHBA do të lejohet të kalojnë edhe ata të vaksinuar me Astrazeneca ndonëse kjo vaksinë nuk është miratuar ende nga FDA amerikane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026