Nga nesër, karantinë 2-javore për udhëtarët nga RMV-ja dhe Greqia, gjimnazistët rikthehen në klasa
Komitetit Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e fundit vendosi se personat që do të vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të vendosen në karantinë 2 javore. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sqaroi se kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 maj.
Duke qenë se situata e COVID-19 në vend, është duke u përmirësuar dhe stabilizuar, Komiteti Teknik vendosi që nxënësit në gjimnaze të vitit të parë dhe të dytë, të cilët deri më tani e kanë zhvilluar mësimin online, mund të rikthehen ta zhvillojnë mësimin në godinat e shkollave, por duke përdorur skenarin e alternimit.
“Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë”, tha zv. ministrja e Shëndetësisë Rakacolli.
Ndërkohë vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese:
-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 22:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
-Mësimi vijon të jetë online në universitete.
Lexoni gjithashtu:
https://euronews.al/vendi/aktualitet/2021/04/18/ministrja-e-shendetesise-konfirmon-mbylljen-e-spitalit-covid-3/
https://euronews.al/vendi/aktualitet/2021/04/09/mira-rakacolli-vaksina-kineze-parandalon-100-vdekjen-nga-covid-19/
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta