Pas Greqisë, edhe Shqipëria konfirmon mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës
Në Greqi janë rritur ndjeshëm rastet e të infektuarve me Covid-19 dhe kjo ka bërë, që autoritetet të forcojnë masat në pikat kufitare. Kjo masë e shteti fqinj prek edhe Shqipërinë, pasi autoritetet greke kanë vendosur të mbyllin pikën kufitare të Kapshticës si masë kontrolli mbi pandeminë Covid-19.
Por, për të kuptuar motivet zyrtare, të cilat çuan në mbylljen e Kapshticës, Euronews Albania u interesua pranë ambasadës së Greqisë në Tiranë. Ambasada helene konfirmoi për Euronews Albania se vendimi për mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës ka ardhur pas shtimit të rasteve të infeksionit me Covid-19 në Greqi, kryesisht në pjesën veriore.
Lajmi për mbylljen e Kapshticës u njoftua fillimisht nga zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas. Ky i fundit u shpreh se përveç testit me rezultatin negativ të bërë jo më vonë se 72 orë, ata që hyjnë në vend do duhet t’i nënshtrohen edhe testit të shpejtë.
Sipas tij, portat hyrëse të Kakavijës, Evzonit, Promachonas dhe aeroportet do mbeten të hapura. Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi tha se pika kufitare e Kapshticës do të mbyllet mëngjesin e të premtes.
“Nga mëngjesi i ditës së nesërme do t’i vendoset kyçi, shkak për këtë është bërë rritja e infektive në Greqinë Veriore”, tha ai.
Gazetari shton se Policia Kufitare ende nuk ka marrë një shkresë zyrtare për vendimin e Greqisë, e cila njoftoi për mbylljen e Kapshticës pas shtimit të infeksioneve.
“I vetmi njoftimi zyrtar është njoftimi i zëdhënësit të qeverisë greke. Një shkresë zyrtare ende nuk ka ardhur në Policinë kufitare në Kapshticë”, shtoi ai.
Mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Qeveria greke, përmes Zëdhënësit Qeveritar, Stelios Petsas, ka…
Posted by Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë on E enjte, 19 Nëntor 2020
“Nga dita e nesërme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë, ndërsa mbetet e hapur ajo në Kakavijë. Në lidhje me kufijtë e tjerë veriorë të vendit, do të mbeten të hapura pikat kufitare në Evzonoi dhe Promachona, ndërsa në Nimfea do të hyjnë vetëm kamionët”, thekson mes tjerash MEPJ-ja.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni