Nga objekte propagandistike në të mbrojtura: Mozaikët sovjetikë që kanë mbijetuar në Ukrainë
Mozaikët sovjetikë mund të shihen kudo në Ukrainë, në qytete të mëdha e të vogla, në pallate, madje edhe në stacionet e autobusëve.
Ato nisën të shfaqen për herë të parë në Ukrainë në vitet 1960 nën regjimin e Leonid Brezhnev dhe shpesh përdoreshin si mjete propagandistike të sovjetikëve. Mozaikët rrallë herë regjistroheshin e as autori i tyre nuk bëhej i njohur.
Ashtu si veprat socialiste, mozaikët përdoreshin rëndom për të përhapur ideologjinë sovjetike, duke portretizuar jetën e përsosur të punonjësve të thjeshtë, e duke çmuar heronjtë kombëtar dhe forcën e Partisë Komuniste.
Përpos qëllimeve ideologjike, disa artistë i përdornin mozaikët si një mundësi për të krijuar pamje poetike, duke eksperimentuar me stile të ndryshme në mënyrën si përfaqësonin vendit e tyre.
Periudha post-sovjetike
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, mozaikët filluan të neglizhoheshin dhe qindra prej tyre u shkatërruan nga pronarët e ri të pallateve. Faktorë si vandalizmi, ashtu si dhe vetë koha, gjithashtu patën një rol kyç në rrënimin e tyre.
Sot, është e pamundur të thuhet se sa mozaikë sovjetikë mund të jenë në Ukrainë, apo sa prej tyre janë shkatërruar.
Historianë të artit dhe qytetarë në mbarë Ukrainën kanë filluar të kuptojnë rolin e artit sovjetik në historinë e vendit të tyre ndaj tani po përpiqen të ruajnë ato çfarë kanë mbetur.
Mozaik sovjetik në Ukrainë by Euronews Balkans
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij