Nga përshkrimi i ditëve në qeli te kritikat për Macron, detaje nga libri i Sarkozy
Libri i ri i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy u publikua të mërkurën në libraritë franceze. “Ditari i një të burgosuri” ka 216 faqe dhe në të përshkruhet se si është për një ish-president të jetë në repartin e izolimit të burgut francez të La Sante.
Në libër përshkruhet se i burgosuri numër 320535 kishte një qeli prej 12 metrash katrorë, të pajisur me një krevat, tavolinë, frigorifer, dush dhe televizor. Kishte një dritare, por një panel i madh plastik i vendosur jashtë bllokonte pamjen.
“Ishte mjaft e pastër dhe e ndritshme. Dikush mund të mendonte se ndodhej në një hotel të klasit të ulët – nëse nuk do të ishte dera e përforcuar me një dritare të vogël për të parë rojet”, shkruan Sarkozi.
Kur iu tha se do të duhej të kalonte 23 orë nga 24 orët në qelinë e tij dhe se kontakti me këdo tjetër përveç një oficeri burgu ishte i ndaluar, ish-presidenti zgjodhi të mos bënte shëtitjen e tij të përditshme në oborr. Sipas tij dukej më shumë si një kafaz sesa një shëtitore.
Në vend të kësaj, ai bënte ushtrimet e tij të përditshme në një pistë vrapimi në palestrën e vogël, të cilën e cilësoi si një oaz për të.
Ai gjithashtu ka përshkruar se është prekur nga mirësia, delikatesa dhe respekti i stafit të burgut. Sipas tij secili prej të cilëve më drejtohej me titullin President. Ndër të tjera, ai përshkruan se si arriti t’i mbulonte muret e qelisë së tij me letra nga qytetarët që shprehnin mbështetjen e tyre për të.
Libri i tij ka paraqitur edhe mendimet e tij të ashpra kundër Emmanuel Macron, por edhe fjalë simpatie për Marine Le Pen.
Lidhur me Emmanuel Macronin, ai thotë se nuk ka qenë kurrë i sinqertë me të dhe se për këtë arsye ka vendosur të “kthejë faqen” në lidhje me marrëdhëniet e tyre miqësore. Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të hyjë në kundërshtim sistematik me të, duke vënë në dukje se presidenti aktual i Francës tani ka kaq shumë armiq të deklaruar sa nuk do të kishte kuptim të shtonte emrin e tij në këtë listë.
Lidhur me udhëheqësen e të djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, Sarkozy thotë se gjatë një bisede telefonike me të, e siguroi se nuk do të merrte kurrë pjesë në një front demokratik kundër partisë së saj. Ai thotë gjithashtu se e djathta tradicionale franceze është e dobët sot dhe se fyerjet kundër udhëheqjes së Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë janë të barasvlershme me fyerje kundër votuesve të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret