“Nga Prona te Progresi”, Rama: Nuk besoj se ka rajon tjetër që të drejtat e pronës kanë qenë kaq nën trysni

26 Maj 2026 | 12:21

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët: transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se suksesi i transformimit digjital është një element përcaktues për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se teknologjia ka sjellë bekime dhe ka lejuar që vendi të bëjë një hop dhe të shohim të ardhmen me frymë tjetër. Sa i përket pronës ai theksoi se është proces i ndërlikuar dhe kompleks.

Rama theksoi se nuk beson se ka vend në botë apo në rajon tjetër që të drejtat e pronës kane qenë kaq nën trysni. Sipas tij gjatë 35 viteve të fundit është dashur të trajtojnë një material kaq kompleks.

“Një nga vështirësitë më të ndërlikuara që jemi përballuar. Kalimi nga vend me pronë tërësisht shtetëtore, ku prona private nuk lejohej dhe nuk lejohej as zotërimi i një automjeti privat. Kaluam në një situatë ku shteti humbi tërësisht kontrollin mbi territorin. Pati një bum jashtëzakonisht demografik pas rënies së regjimit komunist.

Ndërkohë që kishim pronarët e vjetër, se erdhi moment i tyre për të marrë pronën dhe që prona do t’u ktheheshin. Nga ana tjetër duhet të përballëshim me një sulm të plotë dhe një num137r të jashtezakonshëm zhvillimesh.

Përtej kësaj megjithëse për arsye misterioze, regjimi komunist nuk e dogji arkivin e pronave por i mbrojti me shumë siguri. Ajo që ndodhi me arkivin në vitin 90 ishte një katastrofë e vërtetë. Në këtë kuadër trashëguam një shtesë tjetër pronësie, një shtesë e artikujve të falsifikuar të pronësisë. Të zgjidhësh këtë është sfidë që ka të bëjë me kompromise shumë të vështira”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026