Nga skeptik në superfan – Kush është senatori i Ohajos që e quante Trumpin, Hitler

15 Korrik 2024 | 22:22

Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, emëroi sot senatorin e Ohajos JD Vance si kandidat për zëvendëspresident.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump deklaroi se pas shumë konsideratave dhe duke marrë parasysh talentet e mëdha të shumë të tjerëve, ai vendosi se Vance është personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të SHBA.

“JD ka pasur një karrierë biznesi shumë të suksesshme në teknologji dhe financa, dhe tani, gjatë fushatës, ai do të fokusohet fuqishëm te njerëzit për të cilët luftoi në mënyrë të shkëlqyer, punëtorët dhe fermerët amerikanë në Pensilvani, Miçigan, Wisconsin, Ohio, Minesota dhe Më tej, si Zëvendës President, JD do të vazhdojë të luftojë për Kushtetutën tonë, të qëndrojë pranë trupave tona dhe të bëjë gjithçka që mundet për të më ndihmuar që ta bëj Amerikën përsëri të madhe”.

Kush është kandidati i Trumpit?

JD Vance është një senator i Shteteve të Bashkuara nga Ohio.

Ai u zgjodh në Senatin e SHBA në 2022 dhe u betua më 3 janar 2023.

Ai lindi në Middletown, Ohio më 2 gusht 1984. Para se të studionte shkenca politike dhe filozofi në Universitetin Shtetëror të Ohajos, ai ishte në Marinsat. Ai shkroi bestsellerin “Hillbilly Elegy” i cili u kthye në një film të Netflix.

U rrit në një familje të klasës punëtore në një qytet të vogël në Ohajo jugperëndimore.

Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte i ri, dhe ndërsa nëna e tij luftoi me abuzimin me drogën dhe alkoolin për vite me radhë, Vance u rrit pjesërisht nga gjyshërit e tij nga nëna.

Vance ishte një kritik i zëshëm i Trump kur ish-presidenti kandidoi për herë të parë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016 duke u shprehur se ai mund të ishte “Hitleri i SHBA”.

Por gjatë një transformimi tetë-vjeçar, senatori i Ohajos u bë një nga mbështetësit e tij më të zjarrtë.

Në Senat, Vance ishte një mbështetës i hapur i Trump dhe shpesh votonte në përputhje me interesat e ish-presidentit.

Ai kundërshtoi projektligjin e ndihmës për Ukrainën, duke miratuar kritikat e Trump dhe është gjithashtu i afërt me Donald Trump Jr.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane

Autoritetet e Koresë së Jugut lëshuan të martën një alarm emergjence pasi morën një raport për një rrjedhje të dyshuar të fosforit të bardhë në...
14:00 | 28/07/2026

Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes

Irani tha se nuk do të lejonte që SHBA-të të përcaktojnë se kur dy vendet do të hyjnë në luftë ose kur do të bëjnë...
13:49 | 28/07/2026

I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet

Ariana Grande ka ngritur një padi kundër hakerëve, të cilët, sipas saj, kanë vjedhur këngë të papublikuara, si dhe foto dhe video private, dhe i...
13:40 | 28/07/2026