Nga Vitore Tusha te Tartar Bazaj, kush janë kandidatët për Avokatin e Popullit

22 Shkurt 2023 | 16:37

Kuvendi ka rihapur procedurën për Avokatin e ri të Popullit. Në përfundim të afatit ligjor janë vetëofruar për të aplikuar për këtë post 14 kandidatë.

Ndër emrat që synojnë postin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut është edhe ish kryetarja e gjykatës kushtetuese, Vitore Tusha.

Ish-këshilltari ligjor i Ilir Metës gjatë kohës që ushtronte detyrën e presidentit, Bledar Dervishaj është një tjetër emër në garë.

Listës i bashkohet edhe ish-kryetarja e komisionit qendror të zgjedhjeve, Lefterije Luzi e cila aplikon për herë të dytë për këtë post.

Ish-ministri dhe aktualisht anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilir Rusmali është pjesë e listës së kandidatëve.

Vihet re që pjesë e aplikuesve janë edhe dy emra të tjerë nga drejtësia, siç është zv. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj dhe avokati Sokol Hazizaj.

Do të jetë komisioni i ligjeve ai që do të zhvillojë seancat dëgjimore e më pas 28 deputetë do të kenë mundësi të mbështesin me firma një prej kandidatëve për ta votuar atë në seancë plenare.

Avokati i Popullit kërkon bashkëpunim mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Për të votuar një prej kandidatëve për avokat populli duhet shumicë e cilësuar prej 84 votash.

Do të mbetet për t’u parë nëse do të ketë vullnet politik mes palëve, pasi në dhjetor Partia Socialiste dhe ajo demokratike për shkak të përplasjeve nuk arritën të votonin një prej kandidatëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026